Shtetasi me iniciale A.H ëhstë ndaluar ditën e sotme nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i akuzuar për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Dyshohet se më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartpërmendur.

Prokurori, për personin në fjalë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.