fbpx

E habitshme/ Shikoni shifrën e pabesueshme të procedimeve penale për Salianjin

Screenshot_30-2-600x360.png

Një shifër për tu shënuar në rekordet Guiness është ajo e numrit të procedimeve penale që janë bërë ndaj ish-deputetit Ervin Salianji në 7 vite të qeverisjes së PS.

Vetë Salianji tregon se numëron 149 procedime në këto 7 vite. Këtë deklaratë ai e bëri në një lidhje telefonike për Ora Nes, ku foli për procedimin e fundit për grumbullim të paligjshmëm në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Gjithçka lidhet me bashkëbisedimin që Salianji pati pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, me fermerë dhe banorë të zonës.

“Është një procedim penal. Nuk është i pari, por i 149 gjatë denoncimeve të këtyre 7 viteve të keqqeverisjes. Është situatë e përsëritur, ku qeveria për të mos u marrë me shqetësimet e ngritura bën në mënyrë agresive propagandë për të mbuluar shqetësimet. Nuk shqetësohem nga akte të tilla që akuzohem për agjitacion dhe propagandë. Ka qenë bisedim dhe jo protestë me fermerët. Isha i ftuar për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, tha Salianji.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303