fbpx

E helmuan me agjent nervor Noviçok, lideri opozitës ruse nominohet për Nobel për paqe

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Profesori në Universitetin Rutgers në News Jersey, Sergei Erofeyev njoftoi se Navalny është nominuar për Nobelin nga një grup shkencëtarësh.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe sipas rregullave të Akademisë suedeze, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit.

“Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira”, shpjegoi Yerofeyev në një intervistë në një televizion rus.