fbpx

E jashtëzakonshme/ Përdhunimi i 15-vjeçares, mijëra qytetarë në bulevard

Një protestë e jashtëzakonshme është duke u zhvilluar në këto momente në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me sloganin “për fëmijërinë e vjedhur”.

Thirrja është bërë vullnetraisht në rrjtet sociale pas dhunimit seksual të 15 vjeçares në Babrru, ndërsa ka aktivistë, artistë, politikanë e personazhe të njohur që i janë bashkuar kësaj nisme. Në Tiranë marshimi ka nisur në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe në Sheshin “Skënderbej”.