“E ka fundin të sigurt” / Alibeaj: Rama, kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të…

alibeaj-1-1024x562.jpg

Me anë të një postimi në Facebook, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar, duke hequr koalicionet parazgjedhore. “Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxori kokën më në fund! Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve!

Fillimisht deshi t’i vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit që i ka të punësuar, duke i shitur si “komisionerë të depolitizuar”.

I ngeci sharra në gozhdë! Tashmë po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar! Kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet !!!

Nuk thotë kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. në derë të xhamisë”, mbyllet postimi i Alibeajt.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303