fbpx

‘E ka lidh gomarin…’/ Vasili sulmon Gent Cakajn për negociatat

petritvasili.jpg

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka thumbuar dhe sulmuar ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn.

Ky i fundit ka bërë një deklaratë lidhur me negociatat, mirëpo Vasili shkruan se atij nuk i bëhet vonë, pasi ‘gomarin e ka lidhur tjetër kund’.

Postimi i plotë i Vasilit:

Bedeli dhe trimeria e injorances.

Sot ky bedeli i Ministrise se Jashtme na tregoi se nuk paska frike fare nga votat kunder hapjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.

Po drejt e ka ky qe nuk i behet vone per Shqiperine qe nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjeter kund…
tamam atje ku e urrejne dhe e luftojne Shqiperine.
Prandaj ky nuk ka frike hic nga votat kunder qe e pengojne Shqiperine bile perkundrazi gezohet.

Lexojeni çfare ‘thote:
“Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, ishte kjo përgjigjja e Cakës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303