fbpx

E kafshoi kobra që mbante në shtëpi, 30-vjeçari në Greqi është në gjendje kritike për jetën

cobra20321sk-768x460.jpg

Djali, 30-vjeçar, i cili u kafshua nga kobra që mbante në shtëpi është në gjendje kritike për jetës.

Sipas mediave greke, gjendja e tij, shëndetësore u përkeqësua, pasi antibiotikët i shkaktuan efekte anësore dhe ai është vendosur në intubim.

Autoritet shëndetësore në Qipro kanë thënë se i kanë dhënë antibiotik për të parandaluar mpiksjen e gjakut nga helmi i gjarprit. Pas disa orësh vendi ka mundur të sigurojë serumin efektive.

Sipas informacioneve, ky është rasti i parë i një pacienti që e ka kafshuar kobra në Greqi. Kjo është arsyeja pse spitalet greke nuk e kanë ilaçin.

Ndërkohë, ekspertët tregojnë se helmi i kobrës është shumë më i rrezikshëm se nepërka. Ajo paralizon nervat, shkakton paralizë të muskujve të frymëmarrjes dhe kjo është arsyeja pse u kërkua intubimi i menjëhershëm i të riut.

I riu është shtruar ditën e djeshme në spital, pasi u kafshua nga kobra që mbante në shtëpi. Kobra e kafshoi në momentin që do t’i jepte ushqim. Ndërkohë, u bë i ditur se ai ishte një apsionuar pas gjarprinjve dhe në shtëpinë e tij ka 17 lloje të ndryshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303