“E kam dashur shumë”, Roza Lati tregon pse u nda me djalin nga Mirdita pas 1 viti lidhje

Moderatorja e njohur e “Why Not” në TV Ora, Roza Lati është një nga vajzat më të përfolurat në showbizin shqiptar, ku shpesh herë provokon me postimet e saj në rrjetet sociale.

Një interes të madh për publikun përbën edhe jeta e saj private e cila është komentuar shpesh herë edhe për lidhjet e dashurisë.

Para disa kohësh, Roza u përfol për lidhjen e dashurisë me një djalë nga Mirdita të quajtur Arbër Tresku. Ishte vetë moderatorja e cila postoi një foto me të duke u puthur në “Instastory”, por duke i mbuluar fytyrën.

Nuk kaloi shumë kohë dhe identiteti i të dashurit të saj u zbulua. Bëheshe fjalë për Arbër Treskun, një djalë nga Mirdita i cili njihej për jetën e luksit.

Ditën e sotme në “Why Not” në TV Ora, Roza Lati është shfaqur si e ftuara e emisionit ndërsa moderatori Kelvi Kadilli ka zënë vendin e saj dhe i ka bërë një intervistë rreth jetës se saj personale dhe profesionale.

Një ndër pyetjet pikantë që Kelvi i ka bërë, ka qenë edhe për lidhjen e saj me Arbërin. Në fillim ajo u ndje në siklet, por më pas vazhdoi të tregojë historinë e dashurisë së saj dhe arsyen pse i dhanë fund lidhjes.

Kelvi KadilliTi ke nxjerrë një foto me një çun që quhej Arbër Tresku e ke pasur të dashur?

Roza Lati: Me gjithë respektin unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë timë më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin.

Kelvi Kadilli: Çfarë ndodhi?

Roza Lati: Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj.

Kjo është lidhja e vetme që unë e kam bërë publike sepse mua ende më dinin të lidhur me Stinen. Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.