‘E kam marrë lejen te Zoti’, ja çfarë thonë qytetarët në Lezhë për autorizimin për dalje

i-moshuari.png

Shumë qytetarë në Lezhë duke përfshirë kështu edhe të moshuarit kanë dalë nga shtëpia pa marrë asnjë leje apo autorizim për dalje. Madje, dikush prej tyre thotë se e ka marrë lejen nga Zoti.

Intervista nga News24:

Keni marrë leje për të dalë sot?
Posi more s’kam marrë leje.

Ku e ke marrë lejen?
Tek Zoti.

Keni aplikuar për leje?
Po ore.

Po ku?
Di gjë unë se ku.

Një tjetër qytetar thotë se nuk ka pasur asnjë interesim nga Bashkia edhe për ata të moshuar që jetojnë vetëm.

“Kam bërë aplikimin, në mënyrë absolute nuk më përgjigjet kush. Kam bërë dhe një mesazh, akoma nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam dy ditë që e kam bërë këtë punë.

Kam dalë sepse kam shumë nevojat e mia personale. Nuk jam pensionist. Kam dalë të marr disa gjëra që më duhen. Më mbaron një raport mjekësor. Ilaçet nuk mi bie kush, se është ndërprerë rruga nga Itali. Këtu thonë nuk t’i rimbursojmë këto që merr në Itali. Një shtet tjetër mundohet për mua, shteti im nuk çan kokë fare. Bashkia e Lezhës nuk ka ardhur fare, mirë tek unë, por tek të tjerë që janë të vetmuar. Të lutem shumë Bashkia e Lezhës lëvizni nga vendi, mos flini gjumë. Jemi shumë të ngarkuar me problemet e hallet tona familjare”, thotë ai.

Për çfarë keni dalë?
Mora ilaçet dhe po iki.

Ke marrë autorizim?
S’kam marrë gjë. Nuk më kanë bërë zë. E dinë që kot nuk dal.

Ke aplikuar për autorizim?
Jo për Zotin s’di me apliku.

Je vetëm?
Jo s’kam kush të mi kryejë shërbimet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303