“E kam thënë, deri në vdekje”. Këngëtarja i kthehet gazetarit pas debatit me Arian Çanin: Ti tani po bëhesh avokati i tij?

cani.jpg

Këngëtarja e njohur vlonjate, Romina Aliaj ka qenë e ftuar në emisionin “Expuls”, ku ka komentuar më gjerë debatin e zhvilluar te gazetari Arian Çani ku u shpreh se nuk do të këndonte kurrë greqisht dhe serbisht.

 “Është mëse normale! Nuk dua të këndoj greqisht dhe serbisht! Kaq, deklarata ime qendron dhe e kam thënë, deri në vdekje! Nuk jap llogari, nuk mbaj përgjegjësi për të tjerët! Ti tani po del avokati i Çanit? Shkoni pini kafe bashkë se iu puqen muhabetet”- e pyetur nëse ka pasur kërcënime, ajo tha se ka marrë shumë kërcënime nga serbët.

Sa i përket rregullit të marrëdhënies me Çanin, ajo tha se nuk flasin aktualisht, dhe që pret ndjesë publike nga Çani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303