fbpx

“E kanë si bukën e përditshme”, Artan Hoxha: Ja si sigurohet droga në kohën e pandemisë

A e ka ndalur koronavirusi trafikun e drogës?! Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha përgjigjet se trafikimi ka vazhduar procesin me disa ndryshime të vogla.

Në një lidhje me Skype në Abcneës, Hoxha tha se tashmë trafikimi bëhet përmes ujit, pasi bllokimi i rrugëve dhe avionëve, u ka sjellë vështirësi.

“Ua ka vështirësuar mënyrën, por nuk e ka ndaluar. Trafikimi bëhet përmes ujit, sepse bllokimi i avionëve dhe rrugëve nuk ua lejon më këtë gjë. Pra çmimi i lëndëve narkotike është rritur sepse është vështirësuar mënyra. Por kjo nuk i ka penguar ta blejnë atë, sepse përdorusit, kokaina dhe kanabisi është siç kemi ne produktet e përditshme ushqimore. Është is buka për ta. Tashmë trafikimi bëhet përmes ujit, dhe gjithçka del nga Amerika Latine. Me siguri tashmë kanë ardhur ngarkesa me drogë ose do të vijnë shumë shpejt në Europë. Gjithsesi nuk është problem të sigurosh lëndën narkotike, por problem i madh është qarkullimi i parave. Me bllokimin e avionëve, e kanë të pamundur të qarkullojë leku. Në Itali ku masat u morën më shpejt është rritur çmimi me 10-12 ose me 15 mijë euro më shumë seç ishte para se të vinte Covid-19,”- tha Artan Hoxha ndër të tjera.