E kap prej flokësh,e godet me grushte dhe…, ja sherret e bujshme të Françeska Jaçes

franceskaa-1.png

Françeska Jaçe është një nga femrat e njohura të shoëbizit shqiptar që e mori famën pasi hyri në edicionin e “Big Brother”. Sot 25-vjeçarja reklamon jetën e saj luksoze në rrjetet sociale, mes udhëtimeve dhe shpenzime të shfrenuara në të gjithë botën.

Por ato që mbeten të paharruara nga jeta e Françeskës, sidomos për publikun janë sherret që ka bërë.

Gjithçka nisi në muajin mars të vitit 2016 ku Françeska rrahu në një nga dyqanet në ish-Bllok, ish-shoqen e saj të ngushtë, Katerina Beqon.

Në pamjet e publikuara shihet se si Françeska futet në dyqan dhe e kap për flokësh vajzën dhe e shtrin në tokë duke i rënë me grushte. Ngjarja u bë akoma më e rëndë në momentin që u mësua se Beqo ishte shtatzënë. Në atë kohë u përfol se dy ish-shoqet e ngushta që dikur ndanin çdo gjë bashkë ishin zënë për motive xhelozie, por këtë gjë e hodhi poshtë Jaçe.

Ish-banorja tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, por gjithsesi preferoi ta mbajë për vete motivin që e çoi të grushtone vajzën tjetër. Françeska Jaçe u shpall në kërkim në lidhje me këtë ngjarje dhe filloi të tallte edhe autoritetet. Ajo publikonte video në rrjetet sociale ku tregonte se ndodhej pranë Drejtorisë së Policisë, por që askush se arrestonte.

Kjo çështje u mbyll shumë shpejt dhe Jaçe u dënua me punë në komunitet. Më poshtë keni edhe pamjet e sherrit të atëhershëm.

Por pa kaluar shumë ditë, ish-banorja e BB5 do të përfshihej në një tjetër sherr me një grua. Këtë radhë sherri u bë me ish-gruan e ish-partnerit të Françeska Jaçes. Në momentin që kjo e fundit po darkonte me shoqërinë, gruaja, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur, u fut në restorant dhe e kapi nga flokët ish-banoren. Të dyja filluan të përlesheshin deri në momentin e ndërhyrjes së disa personave të tjerë, të cilët i ndanë.

Pamjet u publikuan nga të gjitha mediat dhe bënë bujë, pasi ishte sherri i dytë brenda muajit për të cilin përflitej Jaçe. Zërat pranë 22-vjeçares në atë kohë treguan se ky sherr ishte bërë për hakmarrje. Françeska Jaçe ishte lidhur me një djalë që kishte pak kohë që ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Mirëpo, vetëm pak muaj më vonë, ish-partneri i Jaçes kishte folur me të dhe i kishte shpjeguar se kishte ndërmend të kthehej sërish pranë gruas së tij.

Burime në atë kohë shpjegonin përmediat se nga inati, ish-banorja e BB kishte filluar të fliste për ish-gruan e të dashurit, dhe fjalët nuk kishin kaluar pa i rënë në vesh edhe asaj.

Pikërisht këto fjalë kanë bërë që gruaja që shfaqet në video të shkojë dhe të kap për flokësh Françeskën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303