fbpx

E keni parë vetëm në filma/ Del video e përballjes së ‘vërtetë’ të Bruce Lee, pamjet e mrekullueshme ku ai dhe studenti i tij…

bruce.jpg

Jemi mësuar ta shohim të ndeshet vetëm në filma, por se kemi parë në një përballje reale. E kemi fjalën për legjendën dhe artistin më të famshëm të arteve marciale, Bruce Lee, i cili është bërë një inspirim për miliona njerëz në botë.

Legjenda e arteve marciale kishte bërë sparring me studentët e tij kohë pas kohe, mirëpo vetëm një luftim i tij në MMA ishte incizuar, e që është publikuar në kanalin e Youtube: Bruce Lee Central.

Aty sqarohet se kjo është e vetmja luftë e vërtetë e Bruce Lee në MMA. Ishte një përballje me Ted Ëong, njëri nga studentët e tij më të mirë.

Nuk është ende e qartë se ku është xhiruar filmi, por besohet se vendndodhja është në Kaliforni, aty ku Lee kishte themeluar shkollën e tij.

Në pamjet e publikuara, shihet se si Ëong tenton t’i afrohet Lees, por legjenda nuk e lë atë të afrohet me pozicionin e tij që i lejonte të krijonte një shpejtësi të jashtëzakonshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303