fbpx

E kërcënoi me jetë presidentin, arrestohet 40-vjeçari

arrestim.jpg

Nërpërmjet një njoftimi të posaccëm, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka vënë në pranga personin që ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjeteve sociale.

I dyshuari është një 40-vjeçar me inicialet K.P., nga rajoni i Mitrovicës.

“Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303