‘E kisha idhull’, flet Zef Deda pas vdekjes së aktorit Gëzim Kruja: Lajmi na pikëlloi

gzim-kruja-zef-deda.jpg

Aktori i humorit Zef Deda ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të të madhit, Gëzim Kruja, i cili vdiq sot pas problemeve shëndetësore.

Deda tha se largimi nga jeta e aktorit është një humbje e madhe jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë.

“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë”,- thotë Deda.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303