fbpx

E konfirmon MSH: 80-vjeçarja humbi jetën, ishte në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë bëri sot me dije se gjithsej ka 20 viktima nga koronavirusi në vendin tonë.

Drejtoresha e Institutit te Shëndetit Publik, Albana Fico u ndal te 80-vjecarja në Shkodër, e cila humbi jetën mbrëmë.

“Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme afër mesnatës se një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 Prill në spital. 80-vjeçarja u izolua si e dyshuar me COVID dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet e duhura. E moshuara ishte vendosur menjëherë në terapi intensive. Në mbrëmje ka dalë përgjigjia e analizave, pozitive me COVID-19”,- thuhet ne njoftimin e MSH.