E kthyen shtëpinë në fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi  kishin kthyer banesën e tyre në një fabrikë kanabisi në ‘Stoke-on-Trent’ në Angli.

Liridon Mehillaj dhe Mufit Xhoka, të moshës 25 vjeç ishin në banesë kur u ekzekutua urdhërarresti.

Policët zbuluan dhe 45 bimë kanabis që mund të prodhonin 2.47 kg drogë

Ata janë dënuar me 6 muaj burg.

Avokati tregoi se Xhoka kishte hyrë në Angli përmes një kamioni nga Franca dhe nuk kishte dokumente për të punuar aty.

Ai tha se me të ardhurat që do të vinin nga kanabisi klienti i tij do të paguante borxhet që kishte marrë në Shqipëri dhe se ishte gati të kthehej në atdhe

Avokati britanik, Stuart Muldoon i cili në këtë proces gjyqësor mbron Mëhillaj tha se edhe klienti i tij ishte gati të kthehej: Pagoi 12 mijë paund për të ardhur këtu. Punoi si ndërtues për një muaj në Oxford dhe kishte vetëm disa javë që ishte vendosur në Stoke-on-Trent.

Lër një koment