fbpx

“E kuptova që kisha rënë brenda kur…”. Rudina zbulon si e mori propozimin nga Mark Frroku

Moderatorja Rudina Dembacaj i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram për lidhjen e saj me Mark Frrokun.

Rudina ka treguar se Marku i ka propozuar shumë natyrshëm dhe ishte i pari që i shprehu ndjenjat.

“Ndodhi shumë natyrshëm në fakt! Marku u shpreh i pari”, u përgjigj Rudina.

Ndërkohë pak kohë më parë e ftuar tek “E diell”, Rudina tregoi edhe si kuptoi që kishte rënë në dashuri.

“Më përpara kuptova që kisha rënë unë brenda me të. Nuk e kuptova nga Marku që edhe ai më donte. E kuptova që kisha rënë brenda se fillova të emocionohesha tepër nga ky person. Takimin me Markun nuk e harroja kurrë”, u shpreh Rudina.