TË FUNDIT

“E largoi vrasësin me makinën e tij”. Taulant Balla bën deklaratën bombë: Ja kush e urdhëroi ekzekutimin në Elbasan

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur për ngjarjen e  rëndë që ndodhi dje në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Për emisionin “Open” ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur nën urdhrat e Gazment Bardhit.

Dua të shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit që ka humbur jetën sot. Dua t’ju bëj me dije se PD prej dje ka instaluar në Elbasan disa furgonë të mbushur me disa persona me përgatitje ushtarake. Mbrëmë dhe sot kanë ushtruar dhunë dhe kontrolle, kanë ngritur postblloqe në rrugë të qytetit, në një moment të caktuar gjatë ditës edhe unë jam informuar për të cilën i jam drejtuar policisë, për ta vënë në dijeni, edhe me fotografi, këta persona të armatosur. Ngjarja, dinamika shpresoj që policia ta zbardh, jemi para një situate ku është goditur jo vetëm viktima por edhe një punonjëse e policisë dhe mendoj se është në turpin e PD dhe Ilir Metës që është nxitës për dhunën, të kishin reaguar për punonjësen të paktën, sepse ka qenë duke kryer detyrën e saj. Ky person në vlerësimin tim, duke qenë se ka drejtuar grupin i cili ka drejtuar një vrasje duhet të jetë një person nën hetim. Nën urdhrat e Bardhit sot një elbasans autokton nuk jeton më. Në makinën e tij ka larguar vrasësin nga vendi i ngjarjes pas ngjarjes. Do i zbardhi prokuroria dhe policia. Kjo ngjarje do të zbardhet por të gjitha strukturat e PS nuk duhet të bjerë pre e provokimeve. I bëj thirrje Bashës dhe Saliut të heq këta persona nga Elbasani”, tha Taulant Balla për Open.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat