“E le mendja”, 28-vjeçari hyn në kopshtin zoologjik dhe përqesh luanin (VIDEO)

luani.png

Një djalë 28 vjeçar ka sfiduar të gjitha rregullat dhe normat sa i përket raporteve që kanë njerëzit me kafshët. T’i afrohesh mbretit të kafshëve nuk është diçka e vogël, madje për të bërë këtë gjë duhet të jesh “çmendur’.

Vizitorët në kopshtin zoologjik në Dehli ku ndodhi ngjarja janë tmeruar kur e kanë parë djalin të hyjë brenda zonës ku qëndronte luani duke kaluar rrethimin.

28-vjeçari është identifikuar si Rehan Khan nga Bihar. I riu arriti të futej në rrethimin e kafshës pavarësisht përpjekjeve të rojeve për ta ndalur atë, duke këmbëngulur që nuk donte të shpëtonte.

Ai u filmua i ulur ballë për ballë me luanin para se kafsha ti afrohej.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=61&v=LQ77eVpqIVo

Ngjarja përfundoi pa tragjedi pasi punonjësit e kopshtit zoologjik qetësuan luanin dhe shpëtuan Khan, pa marrë asnjë gërvishtje.

Raportohet se një luan i asaj madhësie mund të vrasë një qenie njerëzore brenda 15 sekondave.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303