“E-learning” në mjekësi, Vasili: Flet shkollëpaku për shëndetësi

rama-vasili.jpg

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “E-learning” në mjekësi, duke thënë se e tillë strategji bëhet për herë të parë në Shqipëri.

Vasili tha se platforma në shëndetësi të ngjashme janë bërë edhe më herët, kurse e cilëson Ramën si “shkollëpak”.

Postimi i Vasilit:

Sot shkollëpaku në kuturisjen e tij të çartur të radhës u shfaq të fliste prapë për shëndetësinë.

Sa herë që ky flet për shëndetësinë të gjithë vetëm qeshin, disa me zë të fortë, disa me zë të ulët, disa me një buzëqeshje të brendshme, por ama të gjithë qeshin dhe shumë bile.

Sot shkollëpaku me sebepin e e-learning këputi folklor analfabetësh sa mundi.

Tha qe po lufton hilet e mjekëve në edukimin në vazhdim, mirë që nuk tha do ti fusim në burg ata mjekë, që nuk përmbushin edukimin në vazhdim.

Na tha shkollëpaku, që kjo mjekësia e tij s’ka të krahasuar me atë të 5 – 6 vjet përpara.

Por meqë të tijtë e tallin si gjithmonë dhe ky përsërit si papagall çfarë i shkruajnë, hajt ti kujtojmë ca gjëra.
Se është turp i madh që Shqipëria të ketë një elifmatrak të tillë në krye të qeverisë, që vetëm gënjen dhe këput broçkulla për shëndetësinë.

Shkollëpak:

Së pari: Edukimi në vazhdim u ideua dhe filloi të funksionojë që në vitin 2008 dhe që në gusht 2010 ishte funksionues: “Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Së dyti edukimi në vazhdim nuk është thjesht një detyrim, por shumë më shumë se kaq ai është frymë tërësore sistemike për t’ju rikthyer fort dijes mjekësore në të gjitha format e përvetësimit të saj.

Së treti E- learning është vetëm një prej instrumenteve, ndërsa puna individuale dhe ajo kërkimore shkencore është një botë kaq e madhe dhe e larmishme dhe me kaq shumë forma, sa që ulëritja analfabete e kryeministrit për vetëm njërën prej tyre, e bën të duket si indianët e Amerikës, që habiteshin dhe shkëmbenin një copë xhami me flori.

Së katërti: e- learning nuk është xhandari i sistemit të edukimit në vazhdim, por është e përsëris një instrument në funksion të sistemit.

Së pesti: shkollëpaku foli edhe gjoja për botime gjithfarësh të mjekëve, që sipas tij nuk kanë vlerë dhe që janë kot.Ky analfabet nuk e di që çdo revistë mjekësore ka rankimin e saj pra vlerën e vet në graduatorin shkencor të vlerës.
Pra vlerën e një botimi nuk e cakton shkollëpaku në Shqipëri dhe qeveria e tij, por standardi botëror i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë.

Së gjashti: me që ky përmend telemjekësinë si vepër të tij.
Telemjeksia është një projekt kombëtar i inaguruar që në shtator 2011 me mbështetjen e financimin e SHBA nëpërmjet USAID dhe nuk është bërë nga ky shkollëpak.

Së fundi:
për shkollëpakun shëndetësia është një hiçgjë, pa vlerë dhe pa rëndësi aq sa edhe e katandisi nga një Ministri e plotë dhe funksionuese në një kat mizerabël brenda Ministrisë së Punës.

Kaq për sot shkollëpak, se edhe kaq vështirë se i kupton ti.

P.S. shkollëpak ke edhe me foto VKM e 2008 për ngritjen e Edukimit në Vazhdim dhe foton e Inaugurimit të Telemjekësisë.

Të tallin… je nja 10 vjet prapa.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303