fbpx

E mbani mend “Zhaden”? Së shpejti në ekranin shqiptar

zhade-od-klon-poubava-od-bilo-koga-196155-1024x641.jpg

Aktorja e njohur braziliane, Giovanna Antonelli, së shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri, i cili do të nisë transmetimin në Tv Klan sezonin e ardhshëm televiziv.

Drejtori i programacionit të TV Klan tha në një emision se pas përfundimit të serialit “Dyshja Fantastike”, i cili ka 40 episode, në ekranin e madh të Tv Klan do të rikthehen serialet braziliane.

“Një shans i dytë” (Segundo Sol) do të sjellë një rikthim të këndshëm të serialeve braziliane për publikun shqiptar. Prodhimi i vitit 2019 në Brazil do të fokusohet në historinë e një nëne me dy fëmijë, të braktisur nga bashkëshorti dhe sfidave që i duhet t’i përballojë për t’ia dalë mbanë e vetme.

Rikujtojmë se“Zhade” ka qenë një nga aktoret më të pëlqyera në serialin “Kloni”.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303