fbpx

“E mbytëm me dëshirë”. Dëshmia rrëqethëse e nipit, ja si e vrau Drita Saliajn

vrau.png

Detaje tragjike kanë dalë sot nga ngjarja që shokoi gjithë vendin, kur nipi i burrit mbyti dhe më pas hodhi në rezervuar Drita Saliajn.

Ajo ishte vrarë nga nipi i burrit të saj, 16-vjeçari Luis Saliaj, dhe dy shokët e tij, të cilët i kishin shkuar në shtëpi për ta grabitur dhe më pas e kishin lidhur dhe e kishin hedhur në rezervuar. Për këtë ngjarje tronditëse, xhaxhai shprehet se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip.

“Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”, tha xhaxhai adoleshentit.

Vetë Luisi është shprehur i penduar, a keni marrë ju avokat?

As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë.

Ky është abandonim që i bëni ju..

Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip!

Me babain e Luisit keni arritur të flisni pas ngjarjes?

Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë

Të dy prindërit janë në gjendje shoku…

Po, sidomos i ati i Luisit.

A ka pas konflikt mes familjeve?

Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303