E mori vajzën e vogël në një nga fshatrat e prekura nga tërmeti, Inva Mula tregon arsyen e veçantë

inva-1-728x430.jpg

Sopranoja e njohur Inva Mula e ftuar tek Rudina tregoi mes emocionesh përjetimin e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo rrëfeu se për të vizituar disa nga njerëzit e prekur dhe për të dhënë ndihmën e saj modeste mori me vete edhe vajzës për një arsye.

“Mora me vete edhe Ninën, por jo për ta trembur. E mora për t`i treguar si është jeta. Ka prindër që nuk munden t`ua plotësojnë dot fëmijëve të tyre të gjitha kërkesat”, tha Inva.

Ajo zbuloi dhe detaje të koncertit bamirës që bëri së bashku me shumë artistë të dielën e kaluar.

“Nuk e kisha programuar ta bëja një koncert familjar, por duke shkuar për atje Nina më tha që donte të ngjitej në skenë për të recituar një poezi. Në fillim hezitova, por ajo insistoi dhe thashë po ia plotësoj këtë dëshirë. Nuk e dija fare se çfarë do recitonte. Kishte përgatitur një poezi për njerëzimin, mjedisin dhe gabimet që duhet t`i falim njëri-tjetrit. U surprizova. Kur po ktheheshim nga koncerti e pyeta: ‘Ku e gjete atë poezinë që recitove Nina’. ‘Nuk e gjeta’, më tha, ‘e krijova vetë’”

-rrëfeu Inva e emocionuar, duke shtuar se koncerti bamirës do të vazhdojë nëpër Shqipëri dhe më gjerë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303