E moshuara nga Kruja: Në këtë çadër jemi vetë i gjashti, s’kemi marrë zgjidhje

Xhuma Hoxha është 73-vjeçarja nga Kruja, e cila ka rrëfyer se pas tërmetit të fuqishëm, jeton së bashku me familjarët e saj në një çadër me qira.

“Natën e parë e kemi gdhirë jashtë, 2-3 netë kemi marrë një çadër me qira, në krye të 5 ditëve na solli baskia këtë, dhe jemi këtu vetë i gjashti”, thotë e moshuara.

Në një çadër tashmë të dhënë nga bashkia familja Hoxha me 6 pjesëtarë nuk mund të jetojë dot më shumë ditë se ajo ka hapësirë shumë të kufizuar. Djali i zonjës është interesuar në bashki po s’ka marrë zgjidhje.

“Në këtë çadër jemi vetë i gjashti, kam shkuar në bashki për një çadër tjetër se jam ngushtë, nuk ka”, thotë ai.

Nënë Xhumaja tregon se dhe për tu ushqyer kanë vështirësi, ndërsa ka arsyet e saj që lidhen me të drejtë me moshën që nuk ikën dot larg.