E ndaloi policia pas shkeljes që kreu, 41-vjeçari godet Policin, e tmerrshme ajo që sapo ndodhi

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-3.jpg

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41- vjeçar, pasi ka goditur policin teksa ishte duke i komunikuar masën administrative për shkeljen që shoferi kishte kryer.

41-vjeçari u arrestua në Tiranë në aksin TEG- Liqeni Artificial.

Tashmë Policia ka referuar materialet Prokurorisë për veprën penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’.

NJOFTIMI I POLICISË

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F.N., 41 vjeç, banues në Tiranë.ë prek,

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303