E ngatërron me drerin, gjuetari qëllon shokun e ngushtë

Një gjahtar ngatërroi shokun e tij me drerin dhe e qëlloi.

Incidenti ndodhi të enjten në Karolinën e Jugut.

Burri i plagosur është dërguar në spital dhe raportohet se është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit.

Ai iu është nënshtruar operacionit dhe nuk dihet ende gjendja e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa identiteti i gjuetarëve nuk është bërë i ditur.