fbpx

E pabesueshme/ 21-vjeçarit i kalben dhëmbët nga pijet energjike

Energy-drinks-wide-600x360.jpg

21 vjeçari Vinnie Pyner nga Anglia, pretendon se pijet energjike ia kanë ndryshuar tërësisht jetën e tij dhe jo për të mirë.

Ai ka përjetuar kalbje ekstreme të dhëmbëve dhe mendohet që këtë e ka marr nga pirja e tepërt e pijeve energjike e konkretisht të asaj “Monster Energy”. Ai ka filluar të pijë këtë pije që nga vitit 2017, sepse e ka ndihmuar atë të qëndrojë në këmbë dhe vigjilent për të studiuar, raporton “The hearty Soul”.

Fatkeqësisht, ai u bë shumë i varur nga ajo pije. Nga 6 kanaçe në ditë në rreth 45 kanaçe ne javë, jeta e tij ishte e rrethuar vetëm nga pijet energjike.

7 muaj më vonë, ai arriti që të heq dorë, por dëmi tashmë veç ishte bërë. Vinnie dëshiron që të risë vetëdijen tek të tjerët, duke  mos konsumuar këto pije. Ajo që i ka ndodhur atij, duhet të mos i ndodhë askujt tjetër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303