E pabesueshme/ Ndahet çifti i njohur, sapo ishin lidhur

Ish-i fejuari i Ariana Grande-s, Pete Davidson nisi një tjetër lidhje me aktoren e njohur Margaret Qualley.

Ata ishin shumë çift simpatik, ku shpeshherë janë fotografuar të përqafuar në rrugë dhe duke u puthur.

Mirëpo, mesa duket gjërat nuk paskan ecur mirë dhe lidhja e tyre sapo ka përfunduar.

Sipas “Us Weekly”, komediani dhe aktorja i kanë dhënë fund me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

Megjithatë, burimet tregojnë se ata kanë vendosur se do të jenë shokë pas ndarjes.

Asnjëri prej tyre nuk foli asnjëherë publikisht për lidhjen dhe nuk ndanë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale.