fbpx

“E pabesueshme por dhembshurisht e vërtetë”. Kalo mes lotësh jep lajmin e rëndë: COVID goditi tinëzisht, Doktor Geroni nuk është më

tritan-kalo.png

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta si pasojë e COVIFD të doktor Geron Husit.

Kalo mes dhimbjes shkruan se nuk i besohet se Geroni nuk do të jetë më.

Statusi i Kalos:

Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303