fbpx

E pabesushme ,rritet censura ndaj mediave sociale

Screenshot_25-3.jpg

Janë dy projektligje të cilat priten të miratohen nga dhoma e sipërme dhe të nënshkruhen nga presidenti Putin, raporton “The Guardian”.

Projektligji i parë do të lejojë Rusinë të kufizojë aksesin ose të bllokojë plotësisht faqet e internetit.

Ndërsa i dyti do të lejojë Rusinë të gjobisë ofruesit e internetit dhe faqet me 10% dhe 20% të xhiros së tyre të bazuar në Rusi për dështimin e vazhdueshëm për të hequr përmbajtjen e ndaluar.

Gjoba maksimale do të jetë me një vlerë prej 79,000£ për faqet që nuk arrijnë të fshijnë përmbajtjen që përmban thirrje për veprimtari ekstremiste, informacion në lidhje me barnat rekreative ose abuzimin seksual të fëmijëve.

 

Autorët e projektligjit thanë se YouTube, Twitter, Facebook dhe Instagram nuk kishin arritur ta realizonin këtë siç kërkohet nga ligji rus.

 

Tendenca për të rritur sovranitetin e internetit të Rusisë nxit frikën e mediave të kontrolluara si në Kinë.

Autoritetet mund të kufizojnë aksesin e mediave sociale amerikane në Rusi.

Sipas tyre mediat e huaja diskriminojnë mediat ruse dhe nuk fshijnë përmbajtjet e ndaluara. Platformat të cilat duket se kanë nxitur këtë sipërmarrje janë You Tube dhe Facebook.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303