“E pafalshme që mjekët të mos vendosin maskë”. Deklarata e fortë e mjekut: Virusi është me ne…

ki.jpg

Mjeku Kita Sallabanda ka deklaruar në emisionin “Byro Politike’ se brenda spitalit të QSUT në një reportazh që kishte parë, mjekët nuk kishin vendosur maska dhe kjo sipas tij është e pafalshme.

 “Kam parë në një reportazh se brenda spitalin të QSUT mjekët nuk kishin vënë maska.

Ne tani po trajnojmë mjekët e familjes dhe pacienti duhet të përdorë maskë. Nuk është më situata e parë kur nuk kishte maska.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se virusi është me ne. Dhe ne duhet të respektojmë masat për parandalimin e COVID-19. Nuk duhet të ndalojmë , protesta, takime, por duhet  t’i bëjmë duke respektuar masat e izolimit. Situata në Shqipëri besoj është e kontrolluar, por duke treguar kujdes, them se do të kalojë. Ne mjekët, mund të kemi bërë ndonjë gabim, pasi në fillim nuk kishim informacion të plotë. Por OBSH është shprehur se edhe nëse do të ketë valë të dytë do të jetë me intensitet të ulët. Nuk thuhet se nuk ka për të pasur, por nuk do të ketë të njëjtin intensitet. Unë personalisht jam i mendimit që nuk do të ketë një valë të dytë, ndërsa shtoi se disa vende në Spanjë ka filluar plazhi’, ka thënë ai.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303