fbpx

“E papranueshme”, Ilir Meta i ashpër: Të tregohet kush është përgjegjësi…

Screenshot_12-5.png

Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar sot tërmetin tragjik të 26 nëntorit të 2019-ës si dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Për mediat, Meta tha se është e papranueshme fakti që ende nuk ka një strehim të sigurt për të prekurit nga tërmeti. Kreu i shtetit bëri apel për sa më pak propagande dhe më shumë transparencë.

Fjala e Presidentit:

Sot është edhe përvjetori i tërmetit të fortë dhe të rëndë që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat e shumë qytetarëve. Dua të shpreh solidaritetin më të thellë.

Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303