fbpx

E paprecedentë/ Më një Akt Normativ Rama mbyll dy shërbime të rëndësishme

Nëpërmjet një Akti Normativ janë mbyllur në Shqipëri për një periudhë të papërcaktuar  shërbimet e përmbarimit shtetëror, përmbarimit privat dhe ndërmjetësimit.

Me këtë akt të paprecedentë të marrë, Kryeministri Rama firmos kështu një tjetër dokument shumë të diskutueshëm.

Data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ është 2 prill dhe do zgjasë deri në përfundimin e gjendjes që ka shkaktuar COVID-19. Në morinë e akteve normative që kanë dalë me shumicë këto ditë, ky akt është cilësuar nga juristët si më i çuditshmi dhe i pa precedent, pasi zhvlerëson Kodin e Procedurës Civile dhe mijëra vendime gjykatash.

Sipas këtij akti normativ populist, bankat dhe institucionet e mikrokreditit pezullohen në kërkimin e detyrimeve të tyre me përmbarim, mijëra çështje detyrimesh ndërmjet kompanive bllokohen, bashkë me qindra raste kur vetë buxheti i shtetit është në borxh me qytetarët që ka hequr nga puna apo ka detyrime ndaj kompanive private. Ndaj me këtë këtë akt nuk po mbrohen interesat e qytetarëve, por përkundazi po shkelen të drejtat e tyre legjitime për të kërkuar përmbushjen e detyrimeve.

Akti normativ pezullon dhe ndërmjetësit që kryejnë një veprimtari jashtëgjyqësore, ku qytetarët zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me pajtim. Rasti më tipik i ndërmjetësimit është emisioni “Shihemi në gjyq” që organizohet nga Eni Çobani, emision që me këtë akt normativ të Kryeministrit mbyllet që ditën e dielë.

Aktet normative të kryeministrit Rama po krijojnë një histori të re për jurisprudencën shqiptare që me miratimin e aktit të parë “Anti- KÇK”.