fbpx

E papritur/ Romeo Veshaj fton Dojna Memën në emision, ajo i nxjerr sekretin që asnjë nuk e dinte, shtanget Donaldi

Screenshot_1-16.png

Nuk kanë të sosur surprizat që na rezervojnë VIP-at në Shqipëri. Kësaj radhe bëhet fjalë për një hatërmbetje të vjetër mes Romeo Veshaj-t dhe Dojna Mema-s, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë për publikun shqiptar.

Ishte vetë moderatorja e njohur që e zbuloi këtë “sekret” në emisionin e Romeos, “Më lër të flas”, që e moderon së bashku me të vëllanë, Donald Veshaj. Në takimin me Romeon, Dojna i tha “Jemi pajtuar nga hera e fundit?” duke i habitur të gjithë, përfshirë edhe Donaldin, i cili duket se nuk dinte asgjë për këtë hatërmbetje dhe iu drejtua Dojnës e Romeos “Pse çfarë keni patur ju?”.

Kaq mjaftoi që moderatorja të zbulonte se çfarë kishte ndodhur mes saj dhe Romeos “Do tregoj një gjë unë, këtë djalin këtu kushedi sa herë e kam ftuar në FunClub, nuk e ke idenë. Nuk e di pse nuk erdhi. Unë prapë të kam xhan.” Si aktor humori që është, Romeo iu përgjigj menjëherë: “Në atë atë periudhë kohe unë harrova shqipen dhe nuk doja të lija nam. Po ç’ke se vij te dyshi unë” – tha ai duke bërë të gjithë publikun të qeshë.

Duket se vëllezërve Veshaj “u mbetet hatri” shumë shpejt. Pas daljes së Donaldit nga Big Brother, të dy vëllezërit vendosën të hiqnin Arbana Osmanin nga Instagrami, ndërsa përpara disa javësh, edhe ajo vendosi mos t’i ndjekë më. Mes tyre ka një krisje raportesh, por asnjëra nga palët nuk ka folur ende për çfarë mund të ketë ndodhur.

Romeo dhe Donaldi prezantojnë tashmë emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ku kanë të ftuar emra të njohur të botës shqiptare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303