fbpx

E papritur/ Tani mbetet Biden, Bernie Sanders tërhiqet nga gara në SHBA

Zhvillime të papritura nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Senatori amerikan, Bernie Sanders, ndërpreu fushatën e tij për të fituar nominimin si kandidat për president të SHBA-së nga ana e Partisë Demokratike.

Sanders planifikon që gjatë ditës t’u drejtohet mbështetësve përmes një fjalimi.

Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden. Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.