fbpx

E papritur/ “Teresa” zhgënjen fansat me deklaratën e fundit

Aktorja e famshme e telenovelave meksikane, Angelique Boyer u bë e njohur për shqiptarët me rolin e saj si “Teresa”. Mirëpo, së fundmi bukuroshja ka bërë një deklaratë shokuese, ku ka thënë se do të shkëputet nga televizioni.

Boyer u shpreh se sapo të mbarojë xhirimet e serialit “Imperio de Mentiras”, që po transmetohet aktualisht në Meksikë, ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri televiziv.

“Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”-tha Angelique Boyer.