E pazakontë në Kashar, lopa ‘përplas’ 7 automjete

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen vonë të kësaj të premteje në afërsi të Kasharit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17, ku futja e një lope në autostradë ka përfshirë në aksident 7 makina.

Siç shihet dhe në pamjet në video, nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjete.

Në pamjet e videos shikohet dhe lopa që ka përfunduar jashtë rrugës.

Nuk dihet nëse ja ka hedhur aksidentit, pasi shihet me shenja jete, teksa pranë saj është dhe pronari i saj që duket mjaft i shqetësuar.

Lër një koment