fbpx

E pazakontë/ Plas keq në Tiranë, Sinan Hoxha dhe Ana e Për’puthen “fusin” në sherr çiftin, gruaja merr thikën…

hahha.jpg

Një simpati ndaj këngëtarit Sinan Hoxha dhe Anës së “Për’Puthen” ka sjellë sherr te një çift në Tiranë, ku madje gruaja ka tentuar të vrasë dhe veten.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve. Saimir Bakalli ka bërë sherr me të shoqen e tij, teksa ndodhej në shtëpinë e vjehrrit. Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Samirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente, shkruan Ora News.

Burri është ndjerë xheloz nga kjo gjë. Debati ka vijuar me tej kur bashkëshortja ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”. Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar ndërsa debati ka kaluar edhe në dhunë fizike, ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u  vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303