“E përdhunuar dhe e torturuar”, vdekja e artistes “El Mimo” zgjon zemërim në Kili

al10-487x365-487x360.jpg

Një furi zemërimi ka shpërthyer në Kili lidhur me vdekjen e Daniela Carrasco-S, artistes së rrugës së njohur ndryshe si “El Mimo”.

Ajo u gjend e varur pranë një parku në Santiago një muaj më parë, dhe dyshohet se është përdhunuar dhe është torturuar deri vdekje nga ushtria.

Në versionin zyrtar policia deklaron se ajo është vetëvrarë, por duket se kjo hipotezë nuk bind aspak familjarët e artistes dhe opinionin publik që kërkon drejtësi.

Duket se faktet nuk janë aspak në anën e policisë. Një anëtare e grupimit feminist “Ni una menos”, dhe një Rrjet Aktorësh nisën të denonconin në “Facebook” që trupi i Danieles kishte shenja të dukshme rrahjeje dhe dhune seksuale.

Grupimet feministë në Kili e shohin vrasjen e “El Mimo” si një mënyrë për t’i frikësuar ato që t’u bashkohen protestave mbarë popullore.

Aktualisht, Instituti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut (NHRI) nuk ka marrë një ankesë zyrtare për këtë rast, i cili është ende nën hetim nga Prokuroria.

Daniela Carrasco u kthye në simbol të protestave në Kili që nisën pas rritjes së kostove të shërbimit publik dhe mandej u kthyen në një uragan në kërkim të drejtësisë sociale kundër regjimit neoliberal atje.

Zjarri i protestës nuk është shuar edhe pas shkarkimit të shumë prej ministrave dhe premtimit të presidentit Sebastian Piñera për një referendum mbi Kushtetutën në pranverën e vitit 2020.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303