E përjashtuan nga lista e PD, reagon Tritan Shehu

tritan-shehu-1-600x360.jpg

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar për lajmin që qarkulloi në media se Komisioni i Vlerësimit të PD e s’kualifikoi nga lista e kandidatëve për deputetë.

Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vinë në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një «komisioni», po rendis disa rreshta.

Së pari realisht nuk dua të komentoj mendimet qe mund te kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjesë e ndonjë «komisioni», kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojshme dhe vlerësuese.

Pa pasur ndonjë rendësi thelbësore të qenit apo jo deputet për veprimtarinë time politike, te cilën e kam realizuar që me 1990 si një nga nismëtarët e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë apo ku jam, dua te nënvizoj se:

1-Vendimin për te kandiduar per deputet mbas votimit te anëtarësisë se PD e kane tagër vetëm institucionet statusore te saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.

2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, qe beri se fundmi anëtarësia e PD se Gjirokastrës, e cila ashtu siç me ka mbështetur ne këto vite me mbështeti përsëri me votën e saj te qarte. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe per PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz te tille te mençur, qe ashtu siç dine te te «hapin derën», dine edhe te ta «mbyllin atë», siç edhe ka ndodhur”, shkruan Shehu.

scroll to top