fbpx

E përplasi dhe e la në anë të rrugës pa ndihmë, viktima baba i 3 fëmijëve, ç’zbulojnë banorët e zonës para policisë?

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që i mori jetën një 50-vjeçari në vendin e quajtur “Vajkan” në aksin rrugor Fier- Lushnje.

Burime bëjnë me dije se viktima është Gëzim Gjyrdyku, babai i tre fëmijëve, banues në fshatin Verri, i cili punonte roje në një subjekt privat dhe po kthehej nga puna në momentin që ndodhi aksidenti.

Policia ka bërë me dije se ai ishte duke lëvizur me biçikletë, kur u aksidentua nga një automjet dhe gjeti vdekjen.

Policia është vënë në kërkim të autorit duke marrë dhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës, pasi 50-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë, dhe e kanë gjetur atë mëngjesin e sotëm të pajetë.

Ndërsa banorët e zonës shprehen se ky segment rrugorë është i rrezikshëm dhe shpesh ndodhin aksidente pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303