fbpx

E përplasi dhe u largua, ndërron jetë 25-vjeçari, Policia zbulon ç’ka ndodhur sot

Ditën e djeshme një aksident i rëndë i mori jetën një 25-vjeçari i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga Ardian Halili.

Makina po lëvizte me shpejtësi kur doli nga rruga dhe goditi viktimën në trotuar.

Ngjarja u regjistrua përpara gjimnazit në Prrenjas. Autori u kap pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Ditën e sotme, policia bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë shoferin.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.