fbpx

E pyesin për Donaldin, Bora Zemani zgjedh të përgjigjet përmes kësaj fotoje: Me gjysmën time!

bora5.png

Do apo nuk do, Bora Zemani përgjatë gjithë kësaj periudhe vazhdimisht pyetet nga fansat për Donald Veshajn dhe se a do të mund të ketë një rikthim më të.

Edhe pse ajo e di shumë mirë interesin e fansave, zgjedh që të mos flasë më për ketë temë. E si për të “eklipsuar” pyetjet për Donaldin, Bora së fundmi ka postuar një foto me miken e saj të zemrës, Semi Jaupajn.

“Me gjysmën time”, shkruan Bora me humor, pasi në këtë foto Semi shfaqet gjysmë.

Më herët, moderatorja zgjodhi këtë mesazh të bukur për të uruar festën e 8 Marsit: Gezuar 8 marsin krijesës më të bukur! Dua të uroj sot të gjitha ato gra që pavarësisht vështirësive e sakrificave ia kanë dalë me vendosmëri, duke mos u dorëzuar kurrë. Nuk do lodhem asnjëherë se thëni se nënat shqipetare janë heroina, gruaja shqipetare është shembull.

Jam shumë e lumtur që njoh cdo ditë e më shumë gra të pavarura, sipërmarrëse, të zgjuara, të bukura, me plot vetëbesim. Është e rëndësishme të jesh grua e vetëpërmbushur sepse lumturinë tënde nuk e ka në dorë askush tjetër vec teje.

Rritini vajzat tuaja me këtë frymë dhe akoma më tepër djemt tuaj të ndihen krenar për një nënë të tillë dhe nesër për një partnere të tillë. Mos ki frikë të jesh vajza që bënë krenar prinderit e saj, një nënë e mrekullueshme, një bashkëshorte besnike, një grua e suksesshme, një nxënëse e përjetshme që gjithmonë kërkon të mësoj e të rritet më shumë. Bëhu njeri i bukur! Gratë munden të jenë të gjitha keto, gratë janë të forta!


Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303