Prezantuesja Arbana Osmani është padiskutim një ndër figurat më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, ajo ka vendosur që tu përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram, ku një ndër to ishte për spektaklin “Big Brother Albania”.
E pyetur se cilin program do të bënte nëse do i duhej të zgjidhte, “Big Brotherin” apo “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana u përgjigj se në kushtet e pandemisë, do donte t’i rikthehej “Big Brotherit”.
“Big Brother do bëhej shumë më thjeshtë në këtë kohë pandemie”, u shpreh Arbana, duke qenë se realizimi i “Dua të të bëj të lumtur”, ka qenë mjaft i vështirë me masat anti Covid.

