E pyetur për eksperiencat e saj në ekran, Arjola Shehu nuk e përmend Tv Klan (FOTO)

Moderatoren Arjola Shehu e shohim çdo mëngjes në RTV ORA krah Kelvi Kadillit. “Ditë e Re” është formati që e ka sjellë dyshen në ekran, e deri më tani duket se moderatorët po kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Arjola bëri bujë disa vite më parë me formatin “Tek Unë” në IN TV, për të kaluar më pas në Klan me “Kush vjen për drekë”. Një nga ndjekësit e ka pyetur se në cilin prej tre formateve ndihet më mirë, e këtu Shehu ka zbuluar diçka të re. “’Tek Unë’ është formati që e krijova unë! Do të jetë përgjithmonë i imi!”, ka shkruar fillimisht ajo, duke vijuar: “Por edhe tek ‘Ditë e Re’ po ndihem shumë mirë, sidomos sepse këtë eksperiencë po e ndaj me Kelvin, që e kam shok prej vitesh.”

E ndonëse programi i mëngjesit i përshtatet më së miri, Arjola ka vënë në dukje diçka tjetër. “Megjithatë, projektin e ëndrrave akoma s’e kam realizuar! Vjen së shpejti”, është shprehur moderatorja. Këtu përfundon edhe përgjigja e Arjolës, e cila nuk e ka përmendur aspak eksperiencën në “Kush vjen për drekë”. Një format i tillë bëri që Shehu të ishte pjesë e Klan për një vit, por mesa duket moderatorja nuk ka patur dëshirë të flasë, të paktën këtë herë, për një eksperiencë të tillë.