‘E qartë si drita’/ Taulant Balla reagon për ligjin ndaj mediave: Nesër mbështetja me votë

taulant-balla-e1512225597461.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” në lidhje me paketën ‘anti-shpifje’.

Sipas Ballës, ligji është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE-së.

Ai shton se nesër, ky projekt-ligj mbështetet me votë në Kuvend, kurse shton se më pas do të ketë zbatim e monitorim.

“E qartë si drita. Dokumenti integral http://ëëë.parlament.al/Neës/Index/9800do… është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim”, shkruan numri dy i PS në rrjetet sociale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303