16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

E qëlloi me vezë, Rama tallet me deputetin e PD-së

spot_img

Në seancë plenare sot ndodhi një incident, ku deputeti i PD Endri Hasa qëlloi me vezë drejt kryeministrit Rama. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës ndaj deputetit të PD-së, në rrjetin social ‘Twitter’.

Rama shkruan se opozitarët e kanë të vështirë të përshtaten me sjellje jorrugore, ku ‘si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë’

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, ka shkruar Rama në Twitter./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat