E quan “budallaqe” në Whatsapp, burri dënohet me dy muaj burg

Një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe u dënua me dy muaj burg pasi quajti “budallaqe” një grua në WhatsApp.

I pandehuri nuk kishte dënime të mëparshme, kështu që afati i burgimit u pezullua për tre vjet, por ai u gjobit me 4 300 euro për shkeljen e ligjit të krimit në internet.

Ai tha se i kishte propozuar gruas ndërsa po njiheshin me njëri-tjetrin dhe “dërguan në mënyrë spontane mesazhe pa kuptim, pa qëllim për ta fyer atë”.

I pandehuri po apelon dënimin e tij, duke kërkuar që mandati i tij i burgimit të anulohet, pasi ai tashmë e ka paguar gjobën.

Gjykata e Apelit në Abu Dhabi do të vendosë fatin e të dënuarit më 14 tetor.

Lër një koment