fbpx

E rëndë, 15 emigrantë mbyten në det

emigrantet.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Mesdhe, ku një anije me emigrant është përmbysur duke humbur jetën 15 persona.

Një zëdhënëse e OKB në një prononcim për mediat ka bërë me dije se kjo është anija e dytë, që përfshinte emigrantë që kërkonin një jetë më të mirë në Evropë, brenda pak më shumë se një javë.

Safa Msehli, ka bërë me dije se viktimat  ishin në një varkë me të paktën 110 emigrantë, të cilët u nisën nga qyteti bregdetar libian i Zaviya të premten.

Anija filloi të fundosej të dielën herët dhe roja bregdetare libiane arriti të shpëtonte të paktën 95 emigrantë, duke përfshirë gjashtë gra dhe dy fëmijë. Msehli tha se shumë prej të mbijetuarve vuanin nga djegiet nga karburanti i motorit dhe hipotermia, e disa u dërguan në spital. Shumë e cilësuan ngjarjen një tragjedi.

Mbytja e anijes së së dielës ishte e fundit përgjatë rrugës së migrimit të Mesdheut Qendror. Të paktën 41 emigrantë u raportuan të vdekur javën e kaluar, pjesë e një grupi prej rreth 120 emigrantësh në një gomone që u largua nga vendi i Afrikës së Veriut më 18 shkurt.

Libia është bërë pika kryesore e tranzitit për emigrantët afrikanë dhe arabë, që shpresojnë të arrijnë në Evropë, pasi vendi i Afrikës së Veriut u zhyt në një luftë civile të përgjakshme pas një kryengritje të mbështetur nga NATO që rrëzoi dhe vrau sundimtarin e vjetër Moammar Gadhafi në 2011.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303